Putin e merr dhuratë pastorin ilir, mësojeni si e ka emrin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka marrë sot dhuratë nga Vuçiqi një pastor Ilir, të cilin e kanë emëruar me emrin ‘Pasha’. Kjo dhuratë i është bërë Putinit për arsye se presidenti rus shquhet për dashurinë e tij ndaj qenve.Këlyshi është racë e Qenit të Sharrit, dhe është vetëm tre muajsh.Atij i janë përgatitur ndërkohë edhe dokumentacionet e nevojshme për të udhëtuar drejt Rusisë, trasnmeton Gazeta Express.Kjo nuk është hera e parë që Putinit i dhurohet një qen.Më herët gjatë një vizite në Bullgari, Putinit i është dhuruar një qen i cili ruhet nga barinjtë.Gjithashtu presidenti rus ka marrë dhuratë edhe një qen të llojit “Akita”, nga zyrtarët e shtetit japonez./GazetaExpress//ZgjohuShqiptar.info





Back to top button
LAJMET E FUNDIT