Moti i kthjellët në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat sot

Ditën e sotme (2 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT