Analizë/ Zhurmat që po shqetësojnë veshin e Edi Ramës

Moszhvillimi i zgjedhjeve në parti, lënia në hije e disa prej figurave më të rëndësishme të partisë, dhe “rënia” e disa kryetarëve të majtë bashkishë kanë krijuar jo pak pakënaqësira në Partinë Socialiste.

Kjo duhet thënë edhe pse akoma nuk ka deklarime publike të qarta. Por është parë herë herë që pakënaqësitë apo kritikat për mënyrës sesi Edi Rama po e drejton Partinë Socialiste nuk kanë munguar.

Figura me kontribut historik në këtë parti ose janë diferencuar totalisht ose kanë shfaqur rezervat e tyre.

E para që ka reaguar mbi mënyrën sesi po funsionon sot Partia Socialiste, ka qenë ish ministrja e jashtme dhe një nga ikonat e PS-së, Arta Dade. Gjatë diskutimit në një nga emisonet televizive në vend, ajo akuzonte kryeministrin Rama se ka “mbytur” demokracinë e brendshme, dhe nuk i merr mendimim asnjë antari të partisë për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive apo emrat e kandidatëve për deputetë.

Por duhet thënë që Arta Dade nuk është e vetmja që kundërshton mënyrën sesi Edi Rama po e drejton Partinë Socialiste. Një tjetër figurë e rëndësishme e kësaj partie është edhe ish Ministri i Financave, Arben Malaj. Ai duhet thënë që prej kohësh ka mbajtur rezerva mbi mënyrën sesi Rama po e drejton PS-në.

Por kulmin e e kritikave të tij ndaj kryeministrit do ta arrinte nga foltorja e parlamentit, ku ish Ministri do të ftohej për të dhënë shpjegime mbi punën e tij si antarë i këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Post nga ku ish ministri ishte kërkuar të shkarkohej. Malaj do të shprehej ndër të tjera se Parti Socialiste ishte centralizuar dhe se Edi Rama po e godiste atë pas shpine, dhe se ai “parashikonte” dështimin e shpejtë të Ramës.

Gjithashtu ai shprehej se i vinte keq edhe për ish kolegët e tij, por që sipas Malajt edhe ata janë të frikësuar që të dalin kundër Ramës.

Gjithashtu një tjetër figurë që do të reagonte për mënyrën sesi po drejton partinë Edi Rama, do të ishte edhe ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Pas paralajmërimit të Edi Ramës për shkarkimin e shumë drejtuesve në PS-në e Shkodrës fill pas largimit nga detyra të Valdrin Pjetrit, Bushati shprehej se kjo situatë nuk mund të zgjidhej me arrogancë, por me qetësi dhe maturi.

Të njëjtën gjë madje Bushati deklaroi edhe pas largimit të opozitës nga parlamenti dhe vendimit të saj për mospjesëmarrje në zgjedhje. Këmbëngulja gjithashtu e Ramës për të shkuar në zgjedhje pa opozitën ,cilësohej si arrogancë nga Bushati. Term ky si për të shënjestruar Ramën.

Veçse reagimet e Bushatit vinin pas qejfmbetjeve të tij për largimin nga posti i Ministrit të Jashtëm.

Por në fakt listët së divergjentëve të brendshëm të Edi Ramës do t’i shtoheshin edhe dy ish ministrat e pakënaqur të tij. Njëherë Saimir Tahiri që pas shkarkimit të tij nga posti i Ministrit të Brendshëm, pasi akuzohej për lejimin e mbjelljes së vendit me hashash, dhe fill pas tij pasardhësi në krye të Ministrisë së Brendshme Fatmir Xhafaj.

I pari, pra Tahiri pasi u largua edhe nga grupi parlamentar i PS-së vazhdoi të artikulonte në disa emisone televizive “kërcënime” në mënyrë indirekte edhe ndaj vetë kryetarit të tij socialist, duke treguar në njëfarë forme se nëse përfundonte në burg nuk do të shkonte i vetëm.

Në fund, shumë qytetrë përfshirë këtu të majtë e të djathtë kanë pritur prej kohësh një qëndrim zyrtar nga Pandeli Majko, pasi e shohin këtë të fundit si një figurë të konsoliduar dhe me shumë impakt në PS.

Por të vetmet reagime të tij kanë qenë ato kundër “korrigjimit” të kufijve të Kosovës, tezë e cila u tha se mbrohet nga Rama, dhe së dyti ajo për mos-hapjen e negociatave.

Çështje kjo për të cilën Majko kërkonte më shumë përgjegjësi nga qeveria dhe lidershipi i Partisë Socialiste.

Por edhe përtej deklaratave apo reagimeve që ne listuam më sipër, duhet thënë që asnjëra prej tyre nuk ka sjellë ndonjë “shkundje” reale brenda organizmit të Partisë Socialiste.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT