Kryemadhi: LSI do punojë çdo ditë për të ngritur në këmbë vendin tonë të cilin e ka shkatërruar Rilindja

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka theksuar nga takimi me strukturat në Elbasan, se LSI do punojë çdo ditë për të ngritur në këmbë vendin tonë të cilin e ka shkatërruar Rilindja
Ajo u shpreh se detyra e parë është ringjallja e shpresës për të ardhmen e vendit.
Kryemadhi theksoi se opozita është e gatshme për të ecur përpara për të gjitha propozimet e reformës zgjedhore, por sipas saj është Rama ai që nuk e do reformën zgjedhore.
“Ne kemi denoncuar por njerëzit janë lodhur me denoncimet e opozitës. Ne do të flasim hapur se jemi parti dhe grup opozitar që jemi shumë të qartë në angazhimin tonë, për uljen e taksave, për të hapur biznese të reja, për kthimin e të rinjve dhe rejave që janë në botë se Shqipëria është e bekuar nga Zoti.
Ka një njeri që nuk do që të ece reforma, nuk do sepse pas kësaj Ramës i vjen hapi i dytë që janë zgjedhjet. Shqipërisë i duhet ti sigurohet hapja e negociatave. Nëse merr vendi një tjetër jo atëherë e ardhmja vihet në diskutim për shkak të shpopullimit masiv që do të ndodhë, duhet pak kombëtar, jo marrëveshje politike, por pakt që ka të bëjë me reformat kryesore të vendit.
Ne punojme cdo dite per te ngritur ne kembe vendin tone te cilin e ka shkaterruar Rilindja. Ka shprese sepse ka zgjidhje. Dje doli nje tjeter kryebashkiak qe nuk e mbante mend qe ishte denuar ne Greqi, mentaliteti i rilindjes eshte ai i falsifikimit, i zhvatjes.
Shqiperia eshte gjeja me e shtrenjte, nese rrenohet ajo rrenohen shtepite tona”– tha Kryemadhi. (TemA)