5 ditë lutje në Tomorr, mijëra besimtarë ngjiten drejt Malit të Shenjtë, pelegrinazhi tradicional mbledh qytetarët nga Shqipëria dhe bota

Në Malin e Tomorrit ka nisur pelegrinazhi tradicional 5-ditor, ku mijëra besimtarë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës janë ngjitur drejt Malit të Shenjtë. Gjatë këtyre ditëve, besimtarët do të shprehin lutjet e tyre për paqe, shëndet dhe mbarësi.

Pelegrinazhi do të vijojë deri më 25 gusht, ndërsa një nga traditat e përvitshme është qëndrimi i një natë në natyrë dhe fjetja në çadër. Besimtarë të shumtë kalojnë të paktën një natë në Malin e Shenjtë, duke e konsideruar këtë një pjesë të rëndësishme të përvojës së pelegrinazhit.

Për shkak të fluksit të lartë të qytetarëve që i drejtohen malit, Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme për menaxhimin e trafikut në akset Berat-Poliçan-Kulmak dhe Çorovodë-Kulmak.

Në zonë janë vendosur gjithashtu grupe të ndihmës së shpejtë dhe shërbimet e emergjencave civile, të cilat do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT