David Gjana i shau turistët nga nëna, Sokrati shkoi me thikë në shezlong! DËSHMIA e francezit ndryshon tragjedinë e Ksamilit: 7 të rinjtë ishin në plazh, Luisi u qëllua në zemër

Dëshmia e një turisti francez që ishte natën e ngjarjes në Ksamil, mund të ndryshojë plotësisht dinamikën e vrasjes së portugezit Luis Varela në ambientet e plazhit “Paradise”, pjesë e kompleksit “Principotes”. Të paktën, atë që dihet publikisht.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detaje nga dosja e Prokurorisë së Sarandës dhe në të është zbardhur një pjesë e dëshmisë së turistit francez Adib Ghanmi, shok i viktimës. Ai tregon se ata kanë qenë gjithsej 7 shokë kur janë sulmuar nga Sokrat Vata dhe të tjerët.

“Kam qenë me shokët e mi, shtatë persona dhe po festonim në klub “Principote” dhe pasi mbaroi festa ne po rrinin në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra, i cili ishte shqiptar, por fliste frengjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: pse më shan, se nëna është e shenjtë. Më pas ky person e goditi me kokë, ne u futem të gjithë në konflikt.

Më pas ka ardhur një person që ishte i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë në këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tim (LUIS), i cili u vra me thikë ne zemër. Në këtë moment, filluan njerëzit të bërtisnin, dhe në drejtim kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt pasi personin që qëlloi me kokë, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë”, thuhet në dëshmi.

Prokuroria e ka pyetur Adib Ghanmi nëse e njihte personin që ka kryer vrasjen. Ai e ka pranuar që nëse do ta shihte do ta njihte. Hetuesit i kanë treguar fotografinë e Sokrat Vatës dhe ai e ka njohur si personi që goditi me thikë Luis Miguel Varela Mendez.

David Gjana i shau turistët nga nëna, Sokrati shkoi me thikë

Viktima, Luis Miguel Varela Mendes

Përsa i përket personit të parë që ka nisur konfliktin, nga kryqëzimi me të dhënat publike të shpërndara nga Policia e Shtetit dhe dëshmitë e fragmentarizuara që kanë rrjedhur në media gjatë këtyre ditëve, del se ai është Davit Gjana, një i ri nga Kukësi.

Ai mban aktualisht një mbiemër anglez dhe është shpallur në kërkim nnga Policia e Shtetit, i akuzuar si Sokrat Vata, për vrasjen e turistit portugez.

Edhe nga dëshmitarët në klabin Principotes, është deklaruar më parë se sherri është nisur pikërisht nga i shpalluri në kërkim David Gjana. Sipas tyre, ai është konfliktuar me një person tjetër dhe portugezi Luis Varela ishte futur për t’i ndarë, por është goditur me grushte nga i riu nga Kukësi, kamarierët e Principotes dhe më pas Sokrat Vata e ka qëlluar me thikë.

Sipas grupit hetimor, nga veprimet hetimore rezulton se:

Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez Luis Mendes, 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi David Heurtevent, (David Gjana) tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT