“Përulësisht mirënjohës!” Erion Braçe falenderim për Forcat e Armatosura dhe Zjarrfikësit: Jeni pjesa më e mirë e shoqërisë

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me zjarret në vend, duke falenderuar Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit për punën që ata po bëjnë prej disa kohësh.

Ai shprehet thellësisht mirënjohës për punën e tyre duke i quajtur si pjesa më e mirë e shoqërisë sonë. Nga ana tjetër Braçe dënon ata që ndezin zjarret dhe që sipas tij nuk ndëshkohen kurrë.

“Kjo është e padrejtë, ata djegin ndërsa ju vendosni jetën në rrezik,” shkruan deputeti socialist.

Reagimi i plotë:

LIVE: GOJAN I MADH, PUKË

HELIKOPTERËT VIJOJNË TË HEDHIN UJË!

Nuk di nëse do falenderoj ndonjëherë mjaftueshëm

PILOTËT E FORCAVE TË ARMATOSURA për gjithë çfarë po bëjnë këtë verë kudo KUNDËR ZJARREVE;

Bashkë me ta edhe ZJARREFIKËSVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA dhe ZJARREFIKËSVE VENDORË në tokë;

PËRULËSISHT MIRËNJOHËS!

Jeni PJESA MË E MIRE E KETIJ VENDI që VIJON TË DIGJET NGA KRIMINELË QË NUK NDËSHKOHEN KURRË!

ATA DJEGIN, JU VINI JETËN NË RREZIK-kjo është pafundësisht e PADREJTË!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT