Odisea e harresës

Nga Luela Myftari

Odisea, lulja e lotusit dhe muzika që na kujton kush jemi. Si e ktheu një film vëmendjen te kinemaja, muzika, identiteti dhe te morali… Nuk është vetëm kthim në shtëpi.

Odisea nuk është historia e një njeriu që kthehet në shtëpi; është historia e një njeriu që, pas një udhëtimi të gjatë kthehet te vetvetja. Është një bilanc i jetës, i rrugëtimit tonë, i shndërrimit dhe i përvojave të vështira. Edhe ky shkrim është vetëm për Odisenë tonë të përbashkët, muzikën, tingujt që u bënë të famshëm nga një produksion kinematografik që po pushton audiencat në të gjithë botën, harresën me të cilët shpërblejmë ne më të mirët dhe pasdiskutim, për Bekim Fehmiun dhe Irene Papas, të gjithë elementët që na lidhin me Odisenë që prej vitesh jetojmë ne si shoqëri.

Mjeshtri i madh që endet rrugëve

Kur mendojmë për Odisean, zakonisht na vjen ndër mend një udhëtim. Një burrë që endet për dhjetë vjet nëpër dete, përballet me ciklopë, me sirena, me perëndi zemërake dhe me dallgë të pamëshirshme, derisa më në fund kthehet në Itakë.

Kur mendojmë sot për Vendim Kapaj na vjen ndër mend ai Mjeshtri i Madh që endet buzë detit, rrugëve të Vlorës dhe përballet me baltë, zhul, mbeturina, hekurishte, që i mbledh çdo ditë. Ai që lundron në det për të nxjerrë një peshk më shumë sot, një për vete, 10 për t’i shitur buzë rrugës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 60-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga dje, datë 20 Gusht dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT