“Katastrofa, vetëm nga një gabim…”, Silva Bino: Ja mosha mesatare e vdekjeve

Silva Bino shefe e epidemiologjisë së ISHP ka folur për situatën e koronavirusit në vend. Bino tha se Ministria bën shpërndarjen e informacionit për situatën. Ajo theksoi se identifikimi i rasteve bëhet më anë të zgjerimit në brezin e parë, të dytë dhe të tretë, gjithashtu edhe në llojin e sëmundjes që pacientët paraqesin.

Ndër të tjera Bino u shpreh mosha mesatare e të prekurve, mosha mesatare e numrit të vdekjeve është e publikuar në komunikatën për shtyp. Në këtë situatë të vështirë që ndodhet vendi Bino tha se nëse thyhen rregullat që duhen zbatuar për parandalimin e COVID-19, duhet ndërhyrë menjëherë, pasi një pakujdesi e vogël të rrezikon.

E pyetur se nuk dihet në vlerë përqindja e personave te prekur, Bino tha:  Ky është proces që ka një muaj, ne i riverifikojmë të gjitha të dhënat. Është një proces që kryhet brenda 24 orëve. Nën moshën 50-vjeç vdekshmëria shkon në 2%, në grupet e tjera është shumë më e lartë.

Lidhur me moshën mesatare, Bino tha se mosha mesatare e vdekshmërisë është 65-vjeç, por përqindja më madhe e tyre është mbi 70-vjeç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT