Schengeni Ballkanik, Rama: Politika e vetërrethimit është vetëvrasëse për Kosovën

Kryeministri Rama në fjalën e tij në takim me anëtarë të Partisë Socialiste foli edhe për Schengeni Ballkanik.

Në fjalën e tij ai theksoi se nga kjo për shqiptarët vijnë vetëm të mira, ndërsa në raport me Kosovën ai theksoi se kjo do ta vinte në kushte më të favorshme në raport me Serbinë.

“Schengeni Ballkanik ka qenë iniciativë e jona që në Samitin e Berlinit. Kjo sjell hapjen e kufijve edhe me Kosovën që e kemi premtuar shpesh. Por politika e vetërrethimit është vetëvrasëse për Kosovën”, tha ndër të tjera Rama, duke shtuar “Një gjë është e sigurt, e para është një vision dhe këmbëngulje nga ana ime qysh në ditën e parë të procesit të Berlinit, ka qenë i penguar nga presidenti serb, me të cilin unë kam bërë pafundësi debatesh dhe komunikimesh për këtë. S’mund të bëjmë marrëveshje rajonale për tregtinë, nëse s’bëjmë marrëveshje rajonale për lëvizjen e njerëzve. Aaaa, dmth Shqipëria dhe Kosova do bashkohen?! S’po flas për të mirat e tjera, sepse kjo e forcon Kosovën dhe Shqipërinë. Por duhet një tjetër takim. Është kollaj të bësh patriotin me pizhame po historia nuk shkruhet në shtëpi me pizhame”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT