Shtohet numri i mjekëve me koronavirus, skenar i frikshëm për futjen në kolaps të shëndetësisë

Situata e të prekurve me koronavirusin po shkon drejt një skenari, që nuk ishte parashikuar. Dhe kjo jo për shkak të numrit të të prekurve, por për infektim të personelit shëndetësor. Deri në orën 12.00, numri i stafit mjekësor të infektuar ka qenë zyrtarisht 4, përfshirë një mjek dhe tre infermierë, ndërsa pasdite ky numër ka arritur në 7.

Lajmi konfirmohet për Shqip nga burime zyrtare të Sistemit Shëndetësor në Shqipëri, të cilët gjithashtu kërkojnë që përmes informacionit që përcjell media të bëjnë apel ndaj qytetarëve për të treguar nëse kanë udhëtuar jashtë vendin, prej dhe nga mund të kenë marrë virusin.

Sipas burimeve zyrtare, skenari i frikshëm është kolapsi i sistemit shëndetësor. Sepse, çdo mjek që rezulton pozitiv me koronavirus do të duhet të vetëkarantinohet për 14 ditë, çka do të thotë se për kaq ditë nuk do të jetë në shërbim.

Por, nëse do të ketë të tjerë mjekë të infektuar, atëherë thuajse sistemi paralizohet dhe askush nuk mund të japë ndihmën ndaj qytetarëve të prekur nga koronavirusi.

Një prej mjekëve të infektuar është një mjek reanimator. Ai i është nënshtruar testit për koronavirus, prej ku ka rezultuar pozitiv, duke e çuar në 7 numrin e bluzave të bardha të infektuar në vendin tonë.

Ndërkohë në QSUT kanë mbërritur gjashtë autoambulanca, të cilat kanë sjellë pacientë, ku një pjesë e të cilëve kanë zbritur vetë me këmbët e tyre, por një pjesë tjetër janë marrë me barrel. Kjo hedh dyshime se orët dhe ditët në vijim numri i të prekurve me koronavirus mund të rritet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT