Donald Trump dha shpresa të rreme? REAGIMI rrufe i Iranit “kthen çdo gjë përmbys”: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet

Vetëm pak orë pasi Donald Trump dha shpresë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit duke pretenduar se ajo aktualisht është 100% në dorë të SHBA-ve, një reagim rrufe ka ardhur nga zyrtarët iranianë të cilët me vendosmëri theksojnë se ngushtica nuk do të hapet.

“Për sa kohë që Amerika nuk ndryshon sjelljen e saj dhe nuk pranon kushtet e Iranit, Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet”, është shprehur për mediat e huaja Mohsen Rezaei, një aleat i ngushtë i Udhëheqësit Suprem Ajatollah Mojtaba Khamenei.

“Amerika duhet t’i japë fund luftës, të paguajë asetet e ngrira të Iranit, lufta duhet të përfundojë në të gjithë rajonin, përfshirë Libanin dhe Gazën”, ka vijuar më tej ai.

Ndërsa ka theksuar se nëse arrihet një marrëveshje midis Iranit dhe Omanit në lidhje me rrugën e tranzitit përmes Ngushticës së Hormuzit, kjo do të jetë një çështje e ndarë nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT