Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me Alex Soros në Dhërmi, duke e interpretuar atë si një gjest politik të qëllimshëm dhe publik.
Sipas Buzhalës, në një klimë ku familja Soros mbetet një nga emrat më polarizues në politikën perëndimore, Rama ka zgjedhur të mos e fshehë marrëdhënien e tij me Sorosin, edhe pse ruan një raport të afërt edhe me figura të lidhura me Donald Trump.
Për gazetarin, kjo tregon një stil politik pa komplekse, që nuk i përshtat miqësitë sipas ndarjeve ideologjike të momentit.
Postimi i plotë:
Paska dale Edi Rama ne darke ne Dhermi me Alex Sorosin, pinjollin e familjes Soros
Familja Soros, ndoshta, eshte familja me polarizuese ne hemisferen Veriperendimore te planetit tone.
Te pakte jane njerezit ne Evrope dhe Amerike qe thone “nuk kam mendim per kete familje”.
Prej Polonise deri ne Amerike politikanet ose jane PER ose KUNDER politikave te Sorosit.
Prej renies se Murit te Berlinit e deri me ardhjen e Trumpit ne pushtet ne Amerike, politikat kulturore, por edhe ekonomike, te promovuara nga organizatat e mbeshtetuna prej fondeve te Sorosit e kane dominu edhe Evropen edhe Ameriken.
MAGA dhe Trump kane lindur, jane rritur dhe jane definuar si kunderpeshe dhe kunder reaksion ndaj sorosismit.
Pse e nisa me Ramen?
Sepse te pakte jane politikanet, e edhe me te pakte kryeministrat dhe presidentet, qe kane guxim qe publikisht te shoqerohen me Soroset.
Rama ka mundur me e taku Alexin privatisht ne villen e qeverise, por paska vendose me tregu qe ka bole, prandaj e ka taku publikisht, ne restoran, duke qene krejtesisht i vetedijshem qe keto foto kane me fluturu per Washington DC, ende pa e hanger sallaten.
Une as nuk jam tifoz i politikave te Sorosit, por as nuk jam sorosofob. Ne librat e mia, kjo familje, ka ma shume pune te mira se sa te keqija, por kjo nuk eshte e rendesishme.
E rendesishme eshte qe Edi Rama e takon pa komplekse edhe Ivanka Trumpin dhe Jared Kushnerin, por e takon edhe hasmin e MAGA’s, Alexin, e ky i fundit para disa diteve e takoi Zhizhekun.
Me fjale te tjera me pelqejne karakteret si Edi Rama, qe pavaresisht koheve te rana, vendosin me i taku miqte publikisht.
Nese isha kane Donald Trumpi, me kish pelqy ky veprim.