Blutë dhe Shqiponjat “blindojnë” Fierin, dhjetëra policë rrethojnë një makinë luksoze, shoqërohen disa persona (DETAJE-PAMJE)

Blutë e Fierit dhe forcat “Shqiponja” kanë rrethuar mbrëmjen e kësaj të marte një makinë luksoze në qytet. Ndërsa dyshimet e para janë se Policia ka ndërhyrë mes disa të rinjve të cilët thuhet se po konfliktoheshin.

Paraprakisht raportohet se me të marrë njoftimin, forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e rendit kanë zbarkuar në vendngjarje duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjetit ku ndodheshin personat e përfshirë në konflikt. Po ashtu thuhet se mjeti luksoz  është bllokuar në qendër të qytetit, ndërsa personat që u përfshinë në një debat të ashpër mes tyre, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Sakaq, raportohet se po vijojnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Pritet të dalin detaje të reja në vijim.

Video Credits: Fieriweb 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT