Miku i tij erdhi në Shqipëri, Rama darkon me Alex Soros në Vlorë (FOTO)

Një foto e publikuar në rrjet nga një turist që ka vizituar Vlorën është vënë në qendër të vëmendjes ditën e sotme, pasi në sfond shikohet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ulur në një tavolinë me miliarderin Alex Soros.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e mësipërme, Edi Rama shikohet duke darkuar me djalin e miliarderit George Soros.

Ndërsa arsyet apo dita e takimit nuk dihet akoma por mendohet të ketë qenë një takim mes dy miqsh.

Megjithatë dyshimet janë që takimi mes dyshes të jetë realizuar së fundmi në jug të vendit, pasi dhe pak ditë më parë qarkulloi gjerësisht në rrjet një foto e kryeministrit Rama i cili shfaqej duke shijuar pushimet verore në Vlorë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT