Pas Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, tashmë në kolaps edhe Kolegji Zgjedhor

Me nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi u paralajmërua në njëfarë mënyre edhe një situatë që rrezikonte ta çonte sistemin e drejtësisë drejt një kolapsi dhe pamundësie për të funksionuar.
Kjo sepse i gjithë sistemi i drejtësisë në vend ka gjithsej 823 gjyqtarë dhe prokurorë. Ndaj edhe kalimi në sitë ose në vetting i të gjithëve njëherësh rrezikonte ta linte sistemin pa gjyqtarë dhe prokurorë.
E tek flasim, insitucioni më i lartë në vend që garanton drejtësinë kushtetuese, pra Gjykata Kushtetuese është në pamundësi funksionimi pasi ajo ka tashmë vetëm 4 antarë. 3 antarë që kanë ardhur nga kuvendi dhe një që ka ardhur nga Presidenti.
Por në të njëjtën situatë është tashmë edhe Kolegji Zgjedhor i cili ka mbetur me vetëm 4 antarë. Pas nisjes së reformës ky organ nisi si fillim me 8 antarë. Më pas 2 nga ta u shkakruan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njëri dha dorëheqjen, ndërsa një tjetër Gjin Gjoni është me lejë 2 vjeçare.
Kujtojmë gjithashtu që edhe Gjykata e Lartë është tashmë me vetëm një antar në detyrë, më gjyqtarin Ardian Dvoranin njëkohësisht kreu i KED-së. I ndodhur në këto kushte Kolegji Zgjedhor është thuajse jofunksional pasi nuk plotëson dot kuorumin për të cilin nevojiten 5 antarë.
Në një situatë të tillë është e vështirë të parashikohet çfarë do të ndodhë, por deri në atë moment ky insitucion mbetet në kolasp dhe në pamundësi objektivo-juridike për të funksionuar.