Idriz Suli luftëtar dhe mendimtar shqiptar nga Zhulati, krijoi Kanunin e Labërisë

Historianët thonë se duke u mbështetur në strukturat etike të shoqërisë, si besa, nderi, miku, gjaku, buka, hakmarrja, divorci, trashëgimia, ndarja e pasurisë në kushtet e një shoqërie pa autoritet shtetëror, “Shartet e Idriz Sullit”.Idriz Sulli, është autor i dy kuvendeve madhështore, kuvendin e Besës në Senicë dhe atë të rrepeve të Agait (1773) pranë qytetërimit zhulatas dikur me kala
Idriz Suli luftëtar dhe mendimtar shqiptar nga Zhulati, njeriu që në histori njihet si autori i Kanunit të Labërisë. Bazuar në ligjet e Kanunit të vjetër të priftit të njohur me emrin Papa Zhuli, në parashtrimet e reja të bëra në Kuvendin e burrave të Zhulatit dhe krahinave përreth, Idriz Suli bëri ndërhyrje dhe shtesa të ndryshme e të nevojshme për kohën dhe nga Kanuni i vjetër, formësoi Kanunin e ri duke pranuar norma të reja, të cilat u njohën me emrin “Shartet e Idriz Sullit”.
Historianët thonë se duke u mbështetur në strukturat etike të shoqërisë, si besa, nderi, miku, gjaku, buka, hakmarrja, divorci, trashëgimia, ndarja e pasurisë në kushtet e një shoqërie pa autoritet shtetëror, “Shartet e Idriz Sullit” dhe strukturat etike të Kanunit të Labërisë shërbyen më së miri për të rregulluar me drejtësi marrëdhëniet mes njerëzve, fshatrave dhe krahinave.
Idriz Sulli, është autor i dy kuvendeve madhështore, kuvendin e Besës në Senicë dhe atë të rrepeve të Agait (1773) pranë qytetërimit zhulatas dikur me kala, akademi e bibliotekë të famshme.
Statuja pune e mjeshtrit, Artistit Murat Ati Keraj.
Statuje per Idriz Sulli e gedhendur nga
druni Rrapi shekullor
Statuja eshte 5 metra e vendosur
ne qender te Zhylatit 2013.
Nga – Sami Pireva