U gjet me 40 kg kokainë dhe 90.000 euro cash, arrestohet në Francë VIOLINISTI shqiptar

Një violinist shqiptar është arrestuar në Francë pasi u kap duke transportuar rreth 40 kilogram kokainë me origjinë nga Shqipëria.
45-vjeçari ishte pjesë e orkestrës Besançon, kolegët e tij janë shprehur të tronditur për lajmin e rëndë dhe kanë theksuar se kjo çështje nuk lidhet me orkestrën dhe me reputacionin e saj.
“Nëse faktet vërtetohen, mund të na vijë keq që reputacioni i orkestrës, e cila është krenari e rajonit tonë, të njolloset”, deklaroi Jérôme Durain, president i rajonit Bourgogne-Franche-Comté.
“Bëhet fjalë për veprimin e një individi të vetëm, i cili nuk duhet të përzihet me orkestrën Victor Hugo. Drejtësia do ta bëjë punën e saj dhe ky njeri duhet të përgjigjet për veprimet e tij”, shtoi kryetari i bashkisë së Besançon-it, Ludovic Fagaut.
Hetuesit gjetën 90.000 euro para cash, katër armë të kategorive B dhe C, si dhe municioneve të tyre. Gjatë seancës së mbajtur më herët ai shpjegoi se drogën e kishte marrë në Shqipëri. Seanca e radhës do të mbahet në 9 tetor.