Banorët e Zagorës “çohen peshë”, kundërshtojnë ndërtimin e kishës në Vushtrri, familja Musa fali tokën e tyre për shqiptarët e shpërngulur në Turqi

Banorët e fshatit Zagorë në Vushtrri të Kosovës kanë protestuar ditën e sotme kundër ndërtimit të një kishe në zonën e tyre. Dhjetëra banorë të fshatit kanë dalë sot në protestë nga ku kanë kundërshtuar haptazi ndërtimin e ndërtesës fetare, duke pretenduar se gurthemeli i kishës u vendos pa lejen e tyre.
“Policia ka premtuar se nuk do të vendoset asnjë gur pa lejen tonë! Si është e mundur që ata të vijnë të vendosin gurthemelin, e ne të mos afrohemi këtu?!” është shprehur njëri prej banorëve që ka qenë i pranishëm në protestën e sotme.
Një ditë më parë u vendos gurë themeli i kishës katolike “Shën Flori dhe Lauri”. Ndërsa sot, banorët e fshatit dolën duke kundërshtuar ndërtimin e strukturës së kishës, duke pezulluar kështu ceremoninë e pagëzimit të gurthemelit të vendosur, e cila pritej të zhvillohej mesidtën e sotme. Në vendngjarje dolën dhe blutë e vendit të cilët qëndruan në gatishmëri në rast se situata do të përshkallëzohej. Megjithatë mes të pranishmëve nuk u raportua për përplasje.
Nga ana tjetër, anëtarë të familjes Musa të cilët kanë dhuruar një pjesë të tokës së tyre për të mundësuar ndërtimin e kishës, janë shprehur të lumtur për momentin që kishin vite që e prisnin të ndodhte, në të mirën e të gjithë shqiptarëve të cilët, para më shumë se një shekulli, u shpërngulën në Turqi.
“Ky është një vullnet i familjes Musa. BNe dua paqe me çdo njeri, nuk jemi kundër askujt. ne kemi dashur ta pagëzojmë sot gurthemelin, por na kanë njoftuar se mund të ndodhë ndonjë incident dhe nuk u zhvillua. Ne e kuptuam situatën. Ne nuk kemi dëshirë të sjellim konflikt. Kjo është një dhuratë e familjes sonë.
Është një dëshirë e hershme e prindërve tanë, babait tonë Rahim Musës. Më parë ka qenë një aferë që po kthehen shqiptarët, atëherë babai ka dalë dhe i ka ofruar këto dy hektarë tokë falas, se nëse kthehen shqiptarët e Turqisë. Asokohe nuk erdhën dot shqiptarët. Ndaj ne e arritëm sot, me ia fal Kishës për të gjithë shtetasit shqiptarë që do të ktheheshin nga Turqia” është shprehur Fadil Musa, në një prononcim të dhënë për mediat vendase.
Video Credits: KosovaPress Video