Incident gjatë protestës së 86-të para Kryeministrisë, dhunoi me shkop familjaren e tij, një person shoqërohet në komisariat

Protesta e 86-të e zhvilluar para Kryeministrisë u shoqërua me një incident.

Sipas informacioneve të deritanishme, një konflikt mes një burri dhe një gruaje përfundoi me përplasje fizike.

Në një video që qarkullon në rrjete sociale duket se gjatë kohës kur protestuesit e tjetë po këndonin Himnin e Flamurit me dorë në zemër, një çift ka nisur të konfliktohet fillimisht në formë verbale më pas burri e godet dhe bërryl dhe më pas merr një shkop dhe godet rëndë gruan, e cila dyshohet se është familjare e tij.

Pas ngjarjes, burri u shoqërua në komisariatin nr. 1. në kryeqytet.  Policia po heton rrethanat e plota të incidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT