Kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përjashton Skënder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendimin për përjashtimin e anëtarit të saj, Skënder Llugiqit, i cili u arrestua para disa ditësh pas deklaratave ndaj gjeneralit të UÇK-së, z. Ramush Haradinajt.

Kujtojmë se më herët Llugiqi ka bërë kërcënime ndaj Haradinajt, duke u shprehur në Kuvendin e Kosovës se ai meriton të dënohet me 50 ose 100 vjet burg, madje të pushkatohet.

Menjëherë pas këtyre deklaratave, Prokuroria Themelore në Prishtinë mori masa urgjente dhe e la pas hekurave.

Ndërsa sot, OVL-UÇK dega në Lipjan i konsideroi këto deklarata të papranueshme dhe në kundërshtim me qëndrimet dhe vlerat e organizatës.

OVL-UÇK – Dega në Lipjan do të jetë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të shenjta të Luftës Çlirimtare dhe të dinjitetit të atyre që luftuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e degës.

Në vendim theksohet se ky është një mesazh i qartë për secilin që tenton ta njollosë, ta përçmojë apo ta përdorë për përçarje Luftën e shenjtë të UÇK-së.

Ky vendim duhet të jetë mesazh i qartë për secilin: kushdo që tenton ta njollosë, ta përçmojë apo ta përdorë përçarje Luftën e shenjtë të UÇK-së, si dhe kushdo që fyen, kërcënon apo denigron bashkëluftëtarët dhe figurat e saj, do të përballet pa përjashtim me përgjegjësinë dhe masat që parashihen nga Statuti dhe rregulloret e organizatës”, thuhet në komunikatë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT