Kontrolle të befasishme në burgun e Fushë-Krujës, gjendet një celular! Dyshohet se i përket nipit të ish-deputetit socialist

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve këtë të hënë ka nisur një aksion për gjetjen e sendeve të paligjshme në Burgun e Fushë-Krujës. Mësohet se gjatë kontrolleve, është gjetur një celular në një qeli.
Dyshohet se telefoni i sekuestruar, i përket nipit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, Ramazan Rraja, i cili rezulton i dënuar me 6 vite burg për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, tashmë deputet e i PD-së.
Po ashtu u raportua se celulari i sekuestruar i është dorëzuar SPAK dhe më pas do t’i nënshtrohet kontrolleve në laboratorin digjital, për të vërtetuar nëse mund të ketë komunikime në të.
Gjithashtu raportohet se vijojnë kontrollet në qelitë e tjera të burgut të Fushë Krujës për gjetjen e celularëve të tjerë.