Banor i Nicës dhe me origjinë nga Kepi i Gjelbërt, të afërmit e 20-vjeçarit që u vra në Ksamil kërkojnë ndihmë për tërheqjen e trupit të Luisit

20-vjeçari Luis Miguel Varela Mendes i njohur ndryshe si Milton, i cili u vra me thikë në Ksamil nga Sokrat Vata, mësohet se ishte banor i Nicës së Francës, ndërsa me origjinë ishte nga Kepi i Gjelbër, të paktën kështu e kanë identifikuar mediat e huaja. Vrasja e Luisit ka tronditur mbarë komunitetin në Nicës të Francës si dhe vendlindjen e tij të cilët mësuan për vdekjen tragjike të të riut. Po ashtu bëhet me dije se është hapur një fushatë për mbledhje fondesh në mënyrë që të mundësohet dërgimi i trupit të viktimës në vendlindje.

“Përtej dhimbjes dhe pikëllimit, familja e tij tani përballet me shpenzime të konsiderueshme: tarifa ligjore për të ndihmuar me procesin dhe për të mbrojtur interesat e tyre, si dhe kostot e riatdhesimit të mikut tonë, dhe të gjitha shpenzimet e tjera që për fat të keq mund të lindin në një situatë kaq tragjike “, thuhet në përshkrimin e fushatës të publikuar nga mediat e huaja, falë të cilës raportohet të jenë mbledhur afro 10 mijë euro.

Siç kemi raportuar dhe më parë, autori kryesor i vrasjes së turistit të guaj në Ksamil, Sokrat Vata alias Sokrat Lipan është lënë në qeli nga Gjykata e Sarandës, në seancën e mbajtur për verifikimin e masave të sigurisë, për njëmbëdhjetë personat e ndaluar, të cilët akuzohen për vrasjen e turistit portugez në klabin “Principotes”.

Po ashtu, togat e zeza kanë lënë në qeli Sokrat Lipan, dy shtetasit turk Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Parlak, të cilët tentuan ta ndihmonin gjatë arratisjes, dhe shtetasit Ildi Cekani, Ervis Bunçi e Sershi Selimi, me tre të fundit që do qëndrojnë në qeli 45 ditë.

Ndërkohë, pesë shtetasit e tjerë, duke përfshirë të paktën tre prej tyre zyrtarë të shtetit, janë lënë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Bëhet fjalë për Luçjano Seferi, Moisid Matushaj, Romeo Shehu, Murat Zhabina dhe Kristo Koshi.

Ndërkohë, 29 vjeçari Sokrat Vata ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit, duke pretenduar se nuk e ka kuptuar momentin kur ka goditur me thikë turistin, sepse sipas tij, gjithçka ka ndodhur gjatë një sherri që kishte shpërthyer në ambientet e klubit.

I pari që goditi në kokë portugezin ishte Davidi Heurtevent i njohur ndryshe me emrin David Gjana me origjinë nga Kukësi, i shpallur në kërkim. Gjanës, raportohet se se iu bashkuan edhe një grup prej kamarierësh të lokalit duke dhunuar 20 vjeçarin. Më tej, Sokrat Vata, e goditi me thikë 20-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje, në një shezlong në plazhin fare ngjitur me klubin e natës së “Principotes”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT