I riu ekzekutoi partneren shtatzënë, shpërthen aktivistja: Edhe sa gra duhet të vriten që ta pranojmë që kemi probleme serioze në shoqërinë tonë?

Kosova këtë të hënë është tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Malishevë ku 25-vjeçarja Jetlira Foniqi e cila ishte dhe në javën e 34-të të shtatzënisë, u gjet e vrarë me plumba në trup. Paraprakisht dyshohet se 26-vjeçari Egzon Bytyqi, partneri i së është autor i krimit, ndërsa dyshimet e para të Policisë janë se vrasja ka ndodhur nga shkaqe xhelozie.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe aktivistja kosovare për të drejtën e grave, Zana Avdiu, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se ky krim tregoi problemin e madh të shoqërisë tonë.

Avdiu ka thumbuar kritikët e saj, për të cilët shkruan se janë përpjekur që të sfumojnë problemet që ajo ngre.

Por edhe sa gra duhet te vriten qe ta pranojme se kemi nje problem serioz? Sa viktima duhen qe dhuna ndaj grave te mos relativizohet me?”, thekson ajo në postimin e saj.

Postimi i plotë:

Çfare lajmi i trishte.

Edhe nje grua dyshohet u vra nga burri i saj. Dhe kete here, bashke me te, u vra edhe femija.

E mandej na thoni se “e kemi tepru” tuj fole per te drejtat e grave. Na thoni se ne Kosove nuk ka dhune ndaj grave, se po e zmadhojme problemin, se po flasim me shume seç duhet.

Por edhe sa gra duhet te vriten qe ta pranojme se kemi nje problem serioz? Sa viktima duhen qe dhuna ndaj grave te mos relativizohet me?

Nje grua dhe nje femije u vrane. Edhe sa?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT