Fundi i epokës me flokë të gjata të Erling Haaland, ZBULOHET shqiptarja që fshihet pas transformimit të yllit të futbollit

Ndryshimi i pamjes së Erling Haaland ka befasuar miliona njerëz në mbarë botën, pasi veprimi i tij ishte “i papritur”. Pas një kohe të gjatë në qendër të vëmendjes, përveç performancës së dhuruar në fushën e futbollit, Haaland komentohej shumë dhe për flokët e gjatë biondë, të cilët si ndjekësit ashtu dhe shokët e tij i adhuronin.

Mirëpo askujt nuk ia kishte marrë mendja se pas transformimit befasues të Haaland, fshihej “magjia” e bërë nga një parukiere shqiptare. Bëhet fjalë për Juna Ademin, shqiptarja e cila jeton dhe zhvillon me sukses karrierën e saj në Monako.

Detajin e ka zbuluar vetë Ademi e cila përmes një postimi të ndarë në rrjet, e cila publikoi momentet e fundit të Haaland me flokët e gjata.

“Një nga fotot e mia të preferuara, faleminderit” shkroi Juna Ademi në postimin e saj. Ademi është përgëzuar nga shumë njerëz për punën e bërë. Postimi i saj është shoqëruar me qindra komente e like.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT