Përflitet si Zv/kryeministre në shtator, reagon Grida Duma: Flini të qetë, vera mbaroi bashkë me intrigat dhe thashethemet e pazarxhinjve!

Grida Duma ka reaguar pas raportimeve se ajo pritet të jetë Zv/kryeministrja e re në qeverinë e Edi Ramës.

Lajmi për përfshirjen e saj në qeveri ka qarkulluar gjatë ditëve të fundit, ku kanë raportuar se Duma mund të marrë postin e rëndësishëm në kabinetin qeveritar.

Pas këtyre raportimeve, Duma ka zgjedhur të reagojë përmes një videoje të publikuar në profilin e saj në Instagram, duke thyer kështu heshtjen përballë zërave që e lidhin me një prej posteve më të rëndësishme të qeverisë.

”Vera mbaroi, bashkë me intrigat dhe thashethemet e pazarxhinjve”, shkruan Duma, duke hedhur poshtë lajmet e publikuara,por që nuk kanë qenë asnjëherë zyrtare.

“Flini të qetë”, ka qenë përgjigjja e saj për të gjithë ata që e kanë vendosur në skenarët e tyre politikë.

Ajo e bën të qartë se nuk ka ndërmend t’i marrë vendin askujt dhe se nëse një ditë do të vendosë të rikthehet në politikë, vendimi do të jetë tërësisht i saji, dhe pikërisht nga “porta e saj”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT