Drejtori i “TV Alsat” në Maqedoni, Lirim Hajredini gjendet pa shenja jete, hetime për shkaqet!

Trupi i pajetë i Lirim Hajredinit, drejtorit të “Alsat Tv” është gjetur pranë qendrës tregtare Mavrovka mëngjesin e sotëm, raportoi “Fokus.mk”.

Për më shumë se 16 vjet, Hajredini ka shërbyer si drejtor operativ i televizionit Alsat.

Vendi i ngjarjes është siguruar nga policia, ndërsa trupi do të dorëzohet për ekspertizë mjeko-ligjore në lidhje me shkakun e vdekjes.

Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e mediave, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe prodhim televiziv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT