“Delfini 1” që përgjaku detin, FOTO: Tre shokët ishin në një zonë të thellë lundrimi, njoftuan të alarmuar Policinë kur Klausin 24 vjeçar e goditi helika (FOTO)

Gomonia në foto është mjeti lundrues me të cilin tre të rinjtë kishin dalë në plazhin e thellë mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun, kur fatkeqësisht njëri prej tyre, Klaus Gjergji u rrëzua dhe u godit nga helika.

“Delfini 1”, kështu quhet dhe është markuar mjeti lundrues, i cili përgjaku sezonin veror në plazhet e veriut. Ai është nxjerr në breg nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe efektivët e Njësisë Detare.

Dy shokët e 24 vjeçarit Klaus Gjergji janë duke u pyetur nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes tragjike, ndërsa trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e Lezhës, përpara se t’i dorëzohet familjes.

Gomonia me te cilen lundronin tre te rinjte, mes Rrjollit dhe Ranes se Hedhun

24 vjeçari ka qenë në mjetin lundrues bashkë me dy shtetas të tjerë, shokë të tij, kur aksidentalisht është rrëzuar dhe helika e ka dëmtuar rëndë.

Efektivët e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë shkuar menjëherë në thellësi të detit, në një zonë lundrimi shumë larg bregut, sapo është marrë njoftim për aksidentin në ujë.

Rreth orës 16:15, në zonën detare midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, Klaus Gjergji, njëri prej tre shtetasve që ndodheshin në bord, ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të saj.

Efektivët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë në mes të detit dhe 24 vjeçari është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare deri në breg. Aty është marrë me autoambulancë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra, Klaus Gjergji ka humbur jetën. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, pasi fillimisht u raportua për përplasje të dy gomoneve në det.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT