24 vjeçari ra nga gomonia dhe e goditi helika, Policia sqaron ngjarjen në detin e Rrjollit: Klaus Gjergji u nxor në breg nga shërbimet tona, kishte dëmtime të rënda dhe vdiq në spital

Klaus Gjergji raportohet se është 24 vjeçari që ka ndërruar jetë pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në plazhin mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun. Ngjarja është konfirmuar edhe nga shërbimet e Policisë së Shtetit.

24 vjeçari ka qenë në mjetin lundrues bashkë me dy shtetas të tjerë, shokë të tij, kur aksidentalisht është rrëzuar dhe helika e ka dëmtuar rëndë.

Efektivët e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë shkuar menjëherë në thellësi të detit, në një zonë lundrimi shumë larg bregut, sapo është marrë njoftim për aksidentin në ujë.

Rreth orës 16:15, në zonën detare midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, Klaus Gjergji, njëri prej tre shtetasve që ndodheshin në bord, ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të saj.

24 vjeçari ra nga gomonia dhe e goditi helika, Policia sqaron ngjarjen

Gomonia me te cilen lundronin tre te rinjte

Efektivët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë në mes të detit dhe 24 vjeçari është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare deri në breg. Aty është marrë me autoambulancë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra, Klaus Gjergji ka humbur jetën. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, pasi fillimisht u raportua për përplasje të dy gomoneve në det.

Rjoll, Shkodër – Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në thellësi (zonë lundrimi), nga një mjet lundrues gomone, dyshohet se aksidentalisht, njëri prej tre shtetasve që ndodheshin në bord ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Shtetasi K. Gj., rreth 24 vjeç, është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT