Pensionet në kazino, historia e pabesueshme e drejtoreshës 41 vjeçare

Çdo datë 30 të fundit të muajit, të dy bashkëshortët firmosnin në bordero shteti, ajo në tre institucione, e bashkëshorti veç në një. Ajo drejtoreshë e madhe, ai punonjës komunal. Por përkundër dukshmërisë, Elisabeta Mataj e Feta Mataj, bënin një jetë si në përralla.

Nga Regency Casino në Tiranë, tek kazinotë e Nicës në Rivierën Franceze, jeta e tyre rrotullohej mes 6 fëmijëve dhe në luksin e adrenalinën e bixhozit, nën garancitë e shtetit dhe njerëzve në pushtet, derisa një ditë, për shkak të makutërisë së të marrurit të lekëve shpejt, dhe harxhimit të tyre akoma më shpejt, jeta e tyre mori një tjetër kthesë: nga luksi i kazinosë, tek krevatet me tualete brenda të një qelie të ftohtë në paraburgumin e Durrësit. Një histori gati e pabesueshme, për të qenë subjekt i një filmi serial Netflix, por me miliona lekë dëme për pensionistët që prisnin në radhë për ditë të tëra për të marrë 100 mijë lekëshin e radhës…

Sesi u bë kaq e rëndësishme gruaja 41 vjeçare Elisabeta Matajn në Durrës, e flet gjithë qyteti. Socialistët e vjetër me shumë eksperiencë e ndiqnin me habi ecurinë e 41 vjeçares që vinte nga Vlora, madje, herë herë nëpër tryeza flisnin edhe me mllef. Kishte shumë të tjerë me kontribute, që mund t’u besoheshin detyra të rëndësishme, po vlonjatja, “i kishte krahët e mbrojtura nga lart”; derisa një ditë të nxehtë korriku, makutëria e parave dhe luksi e shpenzimet e shfrenuara e vunë përpara përgjegjësisë ligjore, dhe vjedhjes që nuk shmanget dot më, plot 69 milionë lekë të reja, para të pensionistëve dhe ndihmat sociale, vjedhur nga filiali i postës së Durrësit.

Elisabeta Matajt, deri pak ditë më parë drejtoreshë e Filialit të Postës në Durrës, detyrë që e mori në tetor 2025, i mjaftuan vetëm pak muaj për të vjedhur. Hyri në një institucion, ku paratë vinin e iknin me thasë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT