Muzeu i Boboshticës si atraksion turistik, pritet të afrojë turistët me traditën dhe jetën kulturore

Muzeu i Bonboshticës pritet të shërbejë së shpejti jo vetën si një hapësirë për ruajtjen e memories historike, por edhe si një atraksion turistik për të gjithë vendasit dhe të huajt.

Projekti për hapësirën e Muzeut të Boboshticës parashikon të ruajë elementet tradicionale të godinës si edhe të krijohen hapësirë moderne ekspozimi.

Në këtë hapësirë do të prezantohen objekte, fotografi, dokumente dhe materiale të ndryshme që do u rrëfejnë vizitorëve historinë e fshatit, mënyrën e jetesës, traditat dhe zakonet.

Ngritja e këtij muzeu është pjesë e një projekti për zhvillimin kulturor  dhe gastronomik të Korçës.

Falë investimit rreth një milionë euro nga Banka Evropiane për Ndërtimin dhe Bashkimi Evropian, turistët do të mund të njohin nga afër historinë, produktet, kulinarinë dhe traditën e kësaj zone,

Ky projekt do të sjellë gjallëri në jetën kulturore të vendit ku gjithashtu do të mund të zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme përfshirë edhe ekspozita.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT