VIDEO/ Autobusi turistik përfshihet nga flakët në Kaliforni, të paktën një i vdekur! Mister shkaku, shikoni pamjet tronditëse

Të paktën një person vdiq pasi një zjarr shpërtheu të premten në mëngjes (21 gusht), sipas orës lokale) në një autobus turistik në një autostradë të Kalifornisë.

Policia u thirr në orën 05:38 të mëngjesit për një autobus që përfshiu flakë në anë të autostradës në zonën e Rrugës Shtetërore 60 dhe Azusa Avenue në Hacienda Heights.

Zjarri filloi në pjesën e pasme të automjetit dhe dogji disa rreshta vendesh. Autobusi turistik duket se i përkiste Viajes Azteca, një kompanie turistike meksikane.

Autoritetet që nxituan në vendngjarje gjetën një person të vdekur, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll përpara se i gjithë automjeti të përfshihej nga flakët.

Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesën e pasme të autobusit të dëmtuar rëndë. Gjithashtu, për shkak të incidentit, trafiku në një pjesë të autostradës u bllokua.

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë. Autobusi thuhet se nuk ishte përfshirë në një aksident trafiku të mëparshëm. Hetimi nga autoritetet është duke vazhduar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT