Shtyu me bastun kreun e këshillit bashkiak Maliq, FLET i moshuari: Kishim folur kudo mos të mbyllet Bashkia, më kanë ikur njerëzit jashtë…

Reiz Petritaj, i moshuari që me bastunin e tij shkaktoi “trazira” më mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Maliqit, duke iu kundërvnë kreut të Këshillit për të mos e kehuar të dilte nga mbledhja ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ku ka shpjeguar arsyen përse ai u revoltua, sipas banorit të Selcës, në dy mledhje që ai ka qenë prezent në Libonik dhe Lozhan, ishte diskutuar që të mos prishej bashkia Maliq, ndërsa në mbledhjen e sotme ngjarjet ndodhën ndryshe duke e nxitur të revoltohej.

Ai ka treguar se jeton i vetëm, nuk ka fëmijë edhe ata pak të afërm që kishte i janë larguar në emigrim.

“Unë u revoltova për arsyen sepse unë jam nga fshati Selcë. Më kanë ikur të shumtët e njerëzve jashtë shtetit. Kur i kanë mundësitë të jetojnë këtu dhe kanë dëshirë të jetojnë. Një prej mbesave kam, fëmijë s’kam se s’jam martuar, se ashtu ka qenë problemi. Problemi tani këtu është se korrupsioni i pallogaritshëm. Sot unë mora vesh që do bëhej atje në Lozhan takim dhe shkova. Erdhën në Lozhan, ranë dakord të tërë në Lozhan që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Ashtu edhe në Libonik, kudo kështu. Tani këto lojëra se si janë, nuk e di. Unë kur vajta që u revoltova atje, vajta e dëgjova erdha edhe në këshill të shihja çfarë bëhej.

Kishim folur kudo që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Këshilltarët që kishin folur andej që mos shkrihet bashkia, këtu ikën. Edhe drejt me thënë, kalova në ekstrem për moshën që kam. I shtyva kështu. Tani problemi është se Maliqi nuk duhet të prishet. Nuk e mbyllin dot. Ta dinë! U bëj thirrje edhe protestuesve… që kanë dalë atje. Jam gati të vete po s’vete dot! M’u dha rasti këtu… jo m’u dha rasti se e kërkova vetë.”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT