Del FOTO: Kjo është shqiptarja që u qëllua për vdekje nga partneri tirans! Allmuça, baba i një fëmije dhe i martuar, dy viktimat lanë pas 2 të mitur, FLET nëna

Është publikuar mesditën e sotme fotoja e shqiptares Lulieta Obzova e cila u vra nga partneri i saj po shqiptar, dyshohet me origjinë nga Tirana, Altin Allmuça, i cili thuhet se është i martuar dhe babai i një fëmije.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, kjo është shqiptarja e cila u vra në hyrje të pallatit vetëm pak momente pasi takoi për herë të fundit vajzën e saj 16-vjeçare. Ishte partneri i saj Altin Allmuça, ai që i bëri pritë në hyrje të pallatit dhe e qëlloi mizorisht në trup e fytyrë, duke bërë që ajo të vdiste në vend. Vrasja e shqiptares e cila thuhet të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie, mori përmasa më të mëdha, pasi Allmuça i dha fund dhe jetës së tij.

Foto Credits: Protothema.gr

Del FOTO: Kjo është shqiptarja që u qëllua për vdekje

Sakaq mësohet se Allmuça ishte baba i një fëmije, mosha e të cilit nuk është bërë publike akoma, ndërsa dyshohet që të jetë i mitur. Po ashtu dhe Julieta ishte nënë e një 16-vjeçareje të cilën e kishte nga martesa e saj e parë, që kishte disa kohë që ishte mbyllur me divorc.

Sipas mediave greke bëhet me dije se po kryhet një kontroll shtëpie në banesën e 48-vjeçarit në Tavros, me qëllim identifikimin e provave që mund të zbulojnë më shumë detaje në lidhje me marrëdhënien e tij me 45-vjeçarin dhe përgatitjen e krimit.

Po ashtu bëhet me dije se Policia po vijon kërkimet e saj me pajisje elektronike, dokumente dhe çdo gjetje tjetër që mund të ndihmojë në rindërtimin e lëvizjeve të tij të fundit dhe komunikimeve që ai kishte pasur përpara se të shkonte në Nea Smyrni. Njëkohësisht, raportohet se janë marrë në shqyrtim telefonat celularë dhe aktivitetet online të dy individëve, me qëllim përcaktimin nëse ka pasur ndonjë tension, takim apo komunikim që mund të lidhet me atë që ka ndodhur më pas.

Zemërthyer dhe e tronditur nga ngjarja ka reaguar dhe mamaja e shqiptares e cila në një prononcim për mediat vendase ka bërë me dije se nuk ka qenë në dijeni të lidhjes së vajzës së saj me bashkëtatdhetarin.

” Nuk di asgjë. Ajo nuk më kishte thënë asgjë.  Tani mora vesh për vajzën time. Vajza tjetër më telefonoi dhe më tregoi pak kohë më parë. Ajo nuk më kishte treguar për lidhjen e saj. Ajo dhe ish-burri i saj ishin ndarë shumë kohë më parë”, tha gruaja me lot në sy dhe me zë të thyer.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT