Momenti i veçantë nga koncerti i Gjestit për të cilin po flasin të gjithë, këngëtari emocionon fansin e vogël me gjestin e tij (VIDEO)

Një moment emocionues i ndodhur mes Gjestit dhe një fansi të vogël po thyen rrjetin së fundmi. referuar një videoje të shpërndarë në Tik-Tok, bëhet fjalë për një performancë të dhuruar nga Gjesti dhe fansi i tij i mitur, moment i cili u shoqërua me brohoritje dhe duartrokitje nga të pranishmit e koncertit të mbajtur së fundmi në Pejë.
Mirëpo surpriza dhe emocionet për fansin e vogël nuk mbaruan me kaq. Pasi këndoi krah për krah me këngëtarin e tij të preferuar, Gjesti është parë duke hequr njërin prej byzylykëve të tij, të cilin zgjodhi që t’ia dhuronte djaloshit si kujtim.
Ashtu siç dhe pritej, momenti i veçantë që i dha një tjetër atmosferë koncertit të Gjestit, ishte dhe përqafimi i ngrohtë mes dyshes, si “qershia mbi tortë”.
@donesa702 Gjesti is so kind and cute with kids @gjesti #gjesti #sancyclub #peja #pejacity ♬ Originalton – D ❄️