PLAS sërish mes Pacollit dhe Llukës! Pas “ngërçit” të Aeroportit të Vlorës, ngrihen akuza për VJEDHJE të miliona eurove, miqtë e vjetër flasin me DOKUMENTE

Krisja e miqësisë së hershme mes biznesmenëve shqiptarë Behgjet Pacolli dhe Valon Lluka, së fundmi ka marrë përmasa të tjera, përtej përplasjes së bujshme për “ngërçin” e punimeve të Aeroportit të Vlorës. Kësaj radhe bëhet fjalë për atë që Pacolli e quan vjedhje të miliona eurove nga ana e Llukës.

Ishte Pacolli ai që nxitit një tjetër përplasje të bujshme me ish-mikun e tij Valon Llukën, për të cilin pretendon se ai ka gisht në vjedhjen e 1.600.000 eurosh nga kompania e Mabetex. Duke zbuluar se Lluka është marrë nën hetim nga Prokuroria e Emirateve Arabe për dëmet e shkaktuar ndaj Mabetex, Pacolli pret që të ketë një lëvizje dhe nga Gjykata e Tiranës, nga e cila kërkon që të hetojë ato që ai quan mashtrime nga ana e LLukës.

“Një rast i ngjashëm kishte ndodhur në vitin 2025 ky Valon Lluka , nga kompanitë e Grupit Mabetex kishte  bërë pagesa prej rreth 1.600.000 eurosh në kompanië Alhami në Abu Dhabi, mbi bazën e faturave për shërbime që, nuk kishin ndodhur.

Gjykata në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuar, mbasi verifikoi së Valon Lluka kishte bërë pagesa me faktura fiktive, ne fillim të Gushtit 2026 shpalli Aktvendimin denues duke urdhëruar kthimin e këtyre mjeteve në favor të Grupit Mabetex.

Kundër Valon Llukës në emirate po hetohet edhe liquidimi i Mabetex Emirate pa autorizim dhe ne dam te grupit Mabetex duke perdorur referencat  e kesaj të fundit ne favor të kompanise se tij qe kishte formuar atje sa ishte i punsuar ne Mabetex. Atje po zhvillohët edhe nje proces tjetër penal per mashtrime tjera kundër tij.  Për mashtrimlt rreth Aeroportit të Vlorës,  shpresoj se do të trajtohën nga gjykatat e Tiranës pa anshmeri” shkruan Pacolli.

Akuzave të Pacollit i është përgjigjur menjëherë Lluka, i cili ka publikuar dokumente përmes së cilave pretendon pafajësinë.

“Gjykata ka konstatuar se nuk kam lidhur personalisht kontratën, nuk kam pranuar asnjë shumë dhe se nuk është provuar as mashtrim, as tejkalim kompetencash dhe as përgjegjësi personale nga ana ime” shkroi Lluka në reagimin e tij. Ndërsa vijon me reagimin e tij, Lluka e sfidoi haptazi Pacollin duke iu referuar këtij të fundit si mashtrues, ndërsa paralajmëroi se do e hedhë në gjyq për shpifje.

“Pas 19 vitesh pune, përkushtimi dhe përgjegjësish të mëdha në kompanitë e tij, përgjigjja e Behgjet Pacollit ndaj meje janë shpifjet publike dhe manipulimi i një vendimi gjyqësor që e ka rrëzuar padinë ndaj meje. Dokumentet flasin vetë. Gënjeshtra nuk bëhet e vërtetë, sado herë që përsëritet. Për këto deklarata të pavërteta dhe dëmtimin e qëllimshëm të reputacionit tim, do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore përkatëse” vijon më tej reagimin e tij Lluka.

Pavarësisht paralajmërimeve se do e hedhë në gjyq për mashtrim, Pacolli i bindur se Lluka ka vjedhur milionat nga kompania e tij, ka reaguar duke nxjerrë dokumente përmes së cilave sipas tij thuhet se ish-miku i tij është detyruar nga drejtësia të paguajë për dëmin ekonomik të shkaktuar ndaj Mabetex.

Reagimi i Behgjet Pacollit:

Valon Lluka, ish-drejtor i Mabetex Holding, dhe ish-administrator i VIA-s, ndaj të cilit janë paraqitur kallëzime në Prokurorinë në Prishtinë për dyshime serioze për abuzime dhe keqpërdorim të detyrës, (me kompaninë Presteel, Fabriken e këpurdhave ne Mitrovicë etj) rezulton i përfshirë edhe në një rast tjetër të rëndë.

Sipas dokumentacionit të verifikuar, ai kishte URDHËRUAR  vartësit e tij, në një kompani të grupit që administronte, të kryenin një pagesë prej mbi 1.500.000 eurosh, pa dëshmi se shërbimet ishin kryer dhe pranuar, siç kërkohej shprehimisht nga kontrata.

Një rast i ngjashëm kishte ndodhur në vitin 2025 ky Valon Lluka , nga kompanitë e Grupit Mabetex kishte  bërë pagesa prej rreth 1.600.000 eurosh në kompanië Alhami në Abu Dhabi, mbi bazën e faturave për shërbime që, nuk kishin ndodhur.

Gjykata në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuar, mbasi verifikoi së Valon Lluka kishte bërë pagesa me faktura fiktive, ne fillim të Gushtit 2026 shpalli Aktvendimin denues duke urdhëruar kthimin e këtyre mjeteve në favor të Grupit Mabetex.

Nga Mombasa, Kenia, ishin paguar në llogaritë e Valon Llukes ne Emirate dhe në Riga shuma të konsiderueshme nga perfitimet abuzive qe janë duke u hetuar.

Kundër Valon Llukës në emirate po hetohet edhe liquidimi i Mabetex Emirate pa autorizim dhe ne dam te grupit Mabetex duke perdorur referencat  e kesaj të fundit ne favor të kompanise se tij qe kishte formuar atje sa ishte i punsuar ne Mabetex.

Atje po zhvillohët edhe nje proces tjetër penal per mashtrime tjera kundër tij.

Për mashtrimlt rreth Aeroportit të Vlorës,  shpresoj se do të trajtohën nga gjykatat e Tiranës pa anshmeri.

Në Kosovë  poashtu shpresoj të tregoj drejtësija ( ashtu si ne Emiratet e Bashkuara) dhe t’i hetojnë deri në fund të gjitha këto raste dhe të përcaktojnë përgjegjësinë ligjore për dëmin e shkaktuar nga keto veprime ilegale.

Reagimi i Valon Llukës:  

E VËRTETA E VENDIMIT GJYQËSOR – PA MANIPULIME

Mbrëmë, Behgjet Pacolli publikoi një postim të pavërtetë dhe manipulues, duke pretenduar se një gjykatë në Abu Dhabi më ka urdhëruar mua, Valon Llukën, të kthej mjete të “përfituara në mënyrë të paligjshme”.

Kjo është gënjeshtër.

Vendimi gjyqësor thotë pikërisht të kundërtën:

1. Padia ndaj meje personalisht është rrëzuar.

2. Gjykata ka konstatuar se kam vepruar vetëm në cilësinë e drejtuesit të kompanisë dhe jo në emrin tim personal.

3. Gjykata ka konstatuar se nuk kam lidhur personalisht kontratën, nuk kam pranuar asnjë shumë dhe se nuk është provuar as mashtrim, as tejkalim kompetencash dhe as përgjegjësi personale nga ana ime.

4. Detyrimi financiar i është ngarkuar vetëm “Të Paditurit të Parë”, dhe jo mua, Valon Llukës.

Madje, edhe në fragmentin që vetë Behgjet Pacolli ka publikuar, shkruhet qartë:

“Të Paditurit të Parë i urdhërohet t’i paguajë Paditësit shumën prej 1,748,680.61 EUR.”

Unë isha “I Padituri i Dytë”. Prandaj, ky detyrim nuk më është ngarkuar mua. Çdo përpjekje për ta paraqitur ndryshe është manipulim i qëllimshëm i opinionit publik.

Në vendim nuk ekziston asnjë konstatim gjyqësor se unë kam vjedhur, kam përfituar mjete në mënyrë të paligjshme, kam përdorur kontrata fiktive apo kam mashtruar punonjësit e kontabilitetit. Këto janë akuza të fabrikuara nga Behgjet Pacolli dhe jo konstatime të Gjykatës.

Po aq i pavërtetë është edhe pretendimi i vazhdueshëm i Behgjet Pacollit se kinse ka qëndruar larg kompanisë dhe vendimeve menaxheriale. Kam në dispozicion prova dhe dokumente të shumta që dëshmojnë se ai ka ndërmarrë personalisht veprime dhe ka marrë vendime i vetëm.

Nuk mund të distancohet sot nga vendimmarrja vetëm atëherë kur i leverdis, ndërsa njëkohësisht të më ngarkojë mua me përgjegjësi përmes deklaratave të pavërteta.

Prandaj, sot po e publikoj vendimin gjyqësor saktë dhe pa prerje selektive, në mënyrë që secili qytetar ta lexojë vetë të vërtetën.

Pas 19 vitesh pune, përkushtimi dhe përgjegjësish të mëdha në kompanitë e tij, përgjigjja e Behgjet Pacollit ndaj meje janë shpifjet publike dhe manipulimi i një vendimi gjyqësor që e ka rrëzuar padinë ndaj meje.

Dokumentet flasin vetë.

Gënjeshtra nuk bëhet e vërtetë, sado herë që përsëritet.

Për këto deklarata të pavërteta dhe dëmtimin e qëllimshëm të reputacionit tim, do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore përkatëse.

Përgjigja e Behgjet Pacollit:

Më poshtë është një ekstrakt nga vendimi gjyqësor në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili urdhëron kthimin e mjeteve të përfituara në mënyrë të paligjshme (vjedhje) nga Valon Lluka.

Sipas dokumentacionit, Valon Lluka kishte realizuar pagesa përmes faturave dhe kontratave fiktive, duke manipuluar dhe vënë në lajthim edhe punonjësit e kontabilitetit.

Nga një kontratë fiktive ( joekzistente) në vlerë prej mvi 5 milionë EU, ai arriti ( madje duke shkuar personalishtë në bankë) të ekzekutonte pagesa në shumën mbi 1.600.000 EU nga llogaria e kompanisë Mabetex Group/Prishtinë në favor të kompanisë Al Hami, kompani e lidhur me interesat e tij.

Ekstrakti ne shqip nga vendimi gjyqesor në Abu Dhabi

Pasi shqyrtoi arsyet e mësipërme, Gjykata dha këtë vendim:

Gjykata, në prani të palëve, vendosi si vijon:

Së pari: Për padinë kryesore

 1. Kontrata për Shërbime Ndërmjetësimi, e datës 9 qershor 2024, e lidhur ndërmjet Paditësit dhe të Paditurit të Parë, zgjidhet.

 2. I Padituri i Parë urdhërohet t’i paguajë Paditësit shumën prej 1.748.680,61 EUR (Një milion e shtatëqind e dyzet e tetë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë euro e gjashtëdhjetë e një cent), ose kundërvlerën e saj në dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas kursit të këmbimit në fuqi në datën e pagesës, së bashku me kamatë ligjore prej 5% në vit, e llogaritur nga data e paraqitjes së kërkesëpadisë gjyqësore, 19 shkurt 2026, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit, me kusht që kamata e akumuluar të mos e tejkalojë shumën bazë të borxhit.

 3. Të gjitha pretendimet dhe kërkesat e tjera rrëzohen.

Së dyti: Për kundërpadinë

Kundërpadia rrëzohet në tërësi.

Së treti: Shpenzimet

I Padituri i Parë ngarkohet me shpenzimet si të padisë kryesore, ashtu edhe të kundërpadisë, si dhe detyrohet të paguajë shumën prej 400 AED si shpenzime ligjore (honorar avokatie).

Fundi i vendimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT