“Albin nuk kemi gjak për të shkelur” deputetët e PDK dhe Aleancës: Të shkoi jeta duke u fshehur

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë vijuar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për shmangie të përgjegjësive institucionale dhe bllokim të proceseve politike. Ata i bënë thirrje Kurtit të paraqitet në Kuvend për konstituimin e tij dhe krijimin e institucioneve, duke theksuar se Kosova nuk mund të humbasë më kohë mes krizës politike.

Artan Behrami, deputet i PDK: “Albin Kurti u fsheh në Rambuje kur ne nënshkruam marrëveshjen e Rambujesë, Albin Kurti u fsheh në Vjenë kur ne negocionim pavarësinë tonë, Albin Kurti u fsheh në ditën kur flamuri jonë u prezentua në Kuvendin e Republikës, Albin Kurti u fsheh në ditën e shpalljes së pavarësisë, u fsheh në ditën kur Kosova e intonoi himnin e tij, u fsheh në ditën e ushtrisë. Pra i shkoi jeta duke u fshehur nga përgjegjësia që ka edhe me Kushtetutë edhe me ligj.”

Demokrat Mujota, PDK: “Sot nuk flas si militant partiak. Sot flas më shumë si një qytetar i hidhëruar duke e parë Republikën tonë që e ka bërë një paçavurë politike. Republika është mbi të gjitha. Është djersë e gjak. Unë vetë jam familjar i dy dëshmorëve. Kam anëtarë të familjes të zhdukur sot… Albin, nuk kemi gjak për me shkelë, as nuk kemi Republikë për me humbë. Duhet me ditë ti edhe komplet skuadra jote.”

Albana Bytyqi, deputete e Aleancës: “Ne e dimë që është brenda, ne e pamë që mbrëmë tha ‘i kemi votat për konstituimin e Kuvendit’, i bëjmë thirrje edhe njëherë të vijë, ta bëjë konstituimin dhe mandej të vazhdojë për zgjedhjen e presidentit. Nuk kemi kohë. Kosova ka humbur shumë kohë, që dy vite jemi pa institucione, kështu që është momenti i duhur të vijë në Kuvend dhe të krijojë institucionet.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT