Alarmi për urën e Kordhocës: Mos e lini të shembet si e Zagorisë, i kanë dalë themelet

Pas rrezikut për shembjen e urës së Hoshtevës, në Zagori, shqetësim për fatin e një ure tjetër kanë shprehur banorët e Lazaratit dhe jo vetëm. Tani në rrezik është edhe ura e Kordhocës, një urë qindravjeçare, e shndërruar në një monument të vërtetë kulture.Për shkak të reshjeve të dendura të shiut të rënë disa ditë më parë themelet e kësaj ure janë gërryer ç’ka përbën një rrezik tepër serioz për të gjithë urën.Ura e Kordhocës ndodhet poshtë fshatit Lazarat dhe është ndërtuar në vitin 1820. Është një monument kulture i rrallë në Shqipëri, por për fat të keq nëse nuk ndërhyhet, kjo urë do përfundojë si ura e Zagorisë.Nga prurjet e shumta të lumit Drino, kjo urë rrezikon të shembet si pasojë e gërryerjes nga poshtë.

Le të shpresojmë që diçka do të bjerë në veshët e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaros, e cila nuk dimë se çfarë është duke bërë në ministrinë e saj dhe nëse ka bërë ndonjëherë ndonjë punë në këtë vit të pestë a të gjashtë të mandatit të saj.Sipas historianëve është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos.

Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturore, ndërkohë që tanimë është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.Ura është e gjatë 20 metra dhe e lartë në pikun e saj 7 metra. Pamja e saj nuk ka munguar edhe në disa filma artistikë shqiptarë, të realizuar para viteve 1990, si në “Ja vdekja, ja liri”, “Muri i gjallë” dhe “Dasma e Sakos”./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT