“Pse rriten çmimet, pse një kile fik bën 10 mijë lekë”, analisti Martin Leka ka një mesazh për ministrat: Dilni në terren dhe kuptoni hallet e popullit

Analisti Martin Leka gjatë një interviste për ABC News ka folur në lidhje me gjendjen e administratës publike duke e cilësuar atë si të mbushur me shumë probleme.

Ai u shpreh se prboblemi kryesor i Partisë Socialiste është administata. Sipas tij ajo është mbushur me njerëz të paaftë, me mentalitet arkaik dhe që nuk e kryejnë punën për njerëzit, por për të afërmit e tyre.

Ai tha gjithashtu se edhe ministrat duhet të dalin në terren dhe të kuptojnë problematikat që ka populli.

Problemi kryesor është qeverisja, nuk besoj tek gjërat e shkruara, siç janë Besa, transparenca e të tjera. Problemi kryesor i PS dhe Ramës është administrata. Në administratë ka njerëz të paaftë, me mentalitet arkaik, njerëz që nuk dinë të kryejnë punë për njerëz, por vetëm për vete dhe njerëzit e afërt, ka nepotizëm dhe një prej përgjegjësve kryesorë është përgjegjësi direkte e Ramës.

Rama duhet të qeverisë, duhet që ministrat mos t’i bëjnë mbledhjet aty, por t’i marrë krah dhe të shkojë tek tregu i ushqimeve, të shohë pse rriten çmimet, pse një kile fik bën 10 mijë lekë. Ministrat kanë pagat e tyre dhe nuk e kuptojnë dot, ata duhet të dinë të qeverisin, të shkojnë tek populli dhe hallet, pas ushqimeve të shkojnë në pikat e karburantit dhe të kuptojnë që çmimi i naftës është më i shtrenjti në Europë. Administrata ka qenë më e dobët se kurrë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe përgjegjësi kryesor ka qenë Rama.”  u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT