E KRYER/ Kristjan Asllani me ekip të ri, mesfushori i Kombëtares i “jep duart” Interit
Pritjes i ka ardhur fundi, Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Al-Jazera në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky është raportimi i fundit që vjen nga gazetari sportiv i mirënjohur, Fabrizio Romano.
Fillimisht, shqiptari i bashkohet Al-Jazera-s me “formulë” huazimi nga kampionët e Serie A.
Në këtë marrëveshjen, klubi i Lindjes së Mesme do paguaj në arkat e Interit 2 milionë euro për huazim, ndërsa në fund të sezonit do blihet përfundimisht kartoni i elbasanasit prej 6.5 milionë euro.
Detajet personale, pra paga dhe kontrata e shqiptarit nuk bëhet të ditura.