Zjarri i madh “prek” Vlorën, nga Shashica te Pylli i Sodës, flakët po favorizohen nga era, efektivët e zjarrfikëses në terren (PAMJE)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Shashicës në Vlorë, ku raportohet se është djegur një sipërfaqe më bimë e shkurre.
Paraprakisht raportohet se zjarri rrezikon të përhapet më shumë pasi po favorizohet nga era. Megjithatë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për normalizimin e situatës. Përveç Shashicës raportohet se nga zjarri është prekur dhe zona e Pyllit të Sodës.
Deri më tani shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, megjithatë pritet të kemi një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve.