Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Një automjet i parkuar është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në lagjen “1 Maji” në Kuçovë. Ngjarja është raportuar rreth orës 15:40, kur 24-vjeçari S. R. ka njoftuar Policinë se në drejtim të automjetit të tij ishte qëlluar me armë.
Pas veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa po vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e 32-vjeçarit.