‘Mbledhja e Këshillit të Sigurisë do të…’/ Liderët të frikësuar, Rama-Meta-Basha nuk ulen në tryeze

Në rrethana të pazakonta, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pritet të zhvillohet online ditën e nesërme, për shkak të masave kundër COVID-19.

Mësohet se presidenti Ilir Meta kishte propozuar që kjo mbledhje të mbahej në Pallatin e Brigadave, ndërkohë që pas diskutimeve u vendos që ajo të bëhet online, njofton news 24. Pjesëmarrjen në këtë mbledhje e konfirmoi sot dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha, pas ftesës publike që i bëri dje Meta.

Po ashtu në këtë ‘tryezë’, ndonëse do të mbahet online, do të marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama, ndërkohë që në fokus të saj padyshim që do të jetë situata aktuale që po kalon vendi ynë për shkak të koronavirusit, ku deri më tani raportohet për 123 raste.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT