Pas sulmit te vila e ish-diktatorit, Berisha falënderon qytetarët: Marshi epik i protestuesve, mirënjohje të pakufishme

Sali Berisha ka zhvilluar këtë të hënë “Foltore” e radhës përpara Kryeministrisë, duke mos marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha falënderoi qytetarët që morën pjesë në protestën e së shtunës.

Gjatë protestës qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, ku hodhën molotov e fishekzjarrë te vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, duke i vënë flakën.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, një mirënjohje të pakufishme për ju, njerëz idealistë, guximtarë që mblidheni këtu çdo të hënë për t’u rikujtuar shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo se java është e idealistëve, e guximtarëve, e kryengritësve.

Dua të përshëndes gjithashtu me shumë mirënjohje ata dhjetëra mijëra qytetarë për marshin e tyre epik të paparë më parë në rrugët e Tiranës, në të cilin ata dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur, e njerëzve që janë të vendosur në misionin e tyre. Mirënjohje të pakufishme!” u shpreh Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT