Rama ndryshon paketën anti-shpifje: E dakordësuam 100% me OSBE-në, nuk e keni lexuar ligjin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot draftin final të projekt-ligjit i njohur si paketa anti-shpifje. Në një reagim në mediat sociale, Rama ka publikuar drafin me ndryshime ku shihet një tërheqje e qeverisë, si në masat e gjobave ashtu dhe në rolin që do ketë Këshilli i Ankesave të AMA-s.

Në reagim Rama ka bërë edhe një herë thirrje se ligji do të miratohet nesër dhe sipas tij është dakordësuar 100% me OSBE-në. Po ashtu shprehet se ka keqardhje për ata që janë ankuar për mungesën e lirisë dhe kanë folur pa asnjë ligje me ligjin.

REAGIMI I PLOTË

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje.  Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin http://www.parlament.al/News/Index/9800

Back to top button
LAJMET E FUNDIT