Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti Pezeshkian! Ja lista e plotë e figurave të larta të vrara

Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në një sulm ajror, duke paralajmëruar se do të “vazhdojë gjuetinë” ndaj liderëve të vendit.
Vdekja e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei u njoftua njw ditw pas sulmeve amerikane-izraelite ndaj Iranit.
Gjithashtu në valën e parë të sulmeve u vranë këshilltari i sigurisë Ali Shamkhani , ministri i mbrojtjes Amir Nasirzadeh, komandanti i Gardës Revolucionare, gjenerali Mohammad Pakpour dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura, Abdolrahim Mousavi.
I vetmi lider që i ka shpëtuar Izraelit është presidenti, Masoud Pezeshkian, i cili që nga fillimi i konfliktit të armatosur nuk ka bërë dalje fizike, por vetëm videomesazhe.
Sipas faqes së internetit të gazetës izraelite Yedioth Ahronoth (Ynet), deri më tani kanë humbur jetën personat e mëposhtëm:
Ali Larijani: Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Ali Khamenei: Udhëheqësi Suprem Fetar
Ali Shahmani: Kryetar i Këshillit të Mbrojtjes
Gholamreza Soleimani: Komandant i milicisë Basij
Abdolrahim Mousavi: Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit
Mohammad Pakpour: Shefi i Gardës Revolucionare
Rahman Makdem: Shef i njësisë së misioneve speciale të Gardës Revolucionare
Salah Assadi: Shef i Shërbimeve Sekrete të Emergjencës
Mohammad Shirazi: Shefi i Shtabit Ushtarak të Liderit Suprem
Raj Mozaflar Nia: Drejtues i programit të zhvillimit të armëve bërthamore
Hossein Jabal Amelian: Drejtues i programit të kërkimit për zhvillimin e armëve të përparuara
Aziz Nezirzadeh: Ministër i Mbrojtjes