Gjashtë gra gjirokastrite bëjnë aktin human, vetëizolohen per tu shërbyer 60 të moshuarve në shtëpinë “Shpresa e Jetës”

Gjashtë punonjëse të shtëpisë së të moshuarve “Shpresa e Jetës” në Gjirokastër vetëizolohen për tu shërbyer 60 të moshuarve.

Ato kanë zgjedhur të jenë në krye të detyrës, në shërbim të plotë në dispozicion të 60 të moshuarve duke u bashkëizoluar në mjediset e kësaj qendre. Tre kujdestare, dy sanitare dhe një kuzhiniere do të qëndrojnë larg familjeve të tyre duke u vënë në karantinë së bashku me të moshuarit.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës e ka vleresuar këtë akt human dhe ka shprehur mirënjohje për gjashtë punonjëset: Dhuratën, Alketën, Mergjuzen, Merzon, Majlindën dhe Tatjanën.

“Frikë jo! Kujdes po! Mirenjohje pa fund per ju. Ju jeni heroine”, shkruan kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, në një mesazh mirënjohje për gjashtë gratë gjirokastrite.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT