“Franca na harroi himnin”, Rama tregon gafën në prani të Macron,salla shpërthen në të qeshura (VIDEO)

Në Mynih të Gjermanisë, Rama foli si kryesues i OSBE-së për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Pas një prezantimi të Shqipërisë, Rama gjeti rastin që të përmendte skandalin me himnin shqiptar në ndeshjen e futbollit Francë – Shqipëri.

“Ndërkohë që po dëgjoja gabimet që po bëje po mendoja për ca gabime shumë më të mëdha. Kur Shqipëria luajti në Paris, vunë himnin e Andorës. Të gjithë u çuditën, francezët e kuptuan që kishin bërë gabim. Pastaj i kërkuan ndjesë Armenisë që kishin vënë himnin e gabuar”, tha Rama.

Salla shpërtheu në të qeshura.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT