Naftëtarët e “Bankers” në protestë për bukën e gojës, “shefja” me cigare në dorë iu bën sehir nga tarraca dhe qesh me ta (VIDEO)

Naftëtarët e kompanisë “Bankers Petroleum” janë në ditën e 15-të të protestës ndërsa sot kanë shkuar të revoltuar para zyrave të kompanisë në Fier.
Disa prej protestuesve kishin me vete edhe fëmijët ndërsa kanë theksuar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, protesta do zhvendoset në Tiranë.
Por ajo çka i ka revoltuar protestuesit sot, janë drejtuesit e “Bankers Petroleum”, mes tyre shefja e Burimeve Njerëzore e cila nga tarraca shikon protestuesit me cigare në dorë, raporton JOQ.
Nuk dihet çfarë roli ka në kompani personi në pamjet e siguruara ndërsa sjellja e saj mesa duket ka revoltuar naftëtarët.
https://www.cdnimpuls.com/video/69024c4de8388.mp4