Shoqëritë e Sigurimeve, ja si i mashtrojnë qytetarët
Në ditët e pushimit të Gjykatës së Tiranës, dy javët e para të gushtit, shikohet një lumë gjyqesh për çështje administrative, kryesisht procedura bllokimi të qytetarëve që duhet të dëmshëprblehen nga shoqëritë e sigurimit. Fenomeni duket se është shqetësues, po të shikosh se vetëm një ditë, më 9 gusht, një gjyqtare ka bërë 12 gjyqe të tilla, ndërsa gjyqet vazhdojnë dhe të shtunë dhe të dielë, nga gjyqtarë të tjerë .
Një vështrim i shpejtë i faqes onlinë të Gjykatës së Tiranës, tregon se fenomeni më i ri që po ndodh, është se shoqëritë e sigurimit nuk kanë para të paguajnë debitorët dhe bllokojnë me gjykatë egzekutimin e vendimeve përmbaruse ndaj tyre, duke nxjerrë në ditë pushimi gjykatësit në punë dhe duke pranuar që këta të fundit të kenë një superngarkesë brenda ditës.
Ja disa fakte
Nga vështirmi i faqes online të Gjykatës së Tiranës del se gjyqtarja … ka bërë në datën 9 gusht 12 gjyqe, thuajse me të njëjtën rend dite. Po kështu, ka gjyqe të tilla në datën 10 gusht, 11 gusht e 12 gusht. Çështje të tilla të ngjashme ka dhe nga gjyqtarë të tjerë. Pra, fenomeni nuk është personalisht tek gjykatësit, por tek një fushatë në të cilën Gjykata e Tiranës ka nisur për të bllokuar pagesat e shoqërive të sigurimit për qyetarët.
Kriza e shoqërive të sigurimit ka ardhur nga rritja e numurit të aksidenteve, kryesisht me vdekje, dhe kërkesat e familjarëve që udhëtojnë në makinat e vdekjes për të marrë dëmshpërblim për personat e aksidentuar dhe në makinat që janë me sigurim të zakonshëm. Fenomeni duket se ka futur në krizë shoqëritë e sigurimit në Shqipëri, të cilat janë shfaqur si piradma para kërkesës së qytetareve për t’u rimbursuar për shkak të aksidentit.
Sidoqftë, fenomeni ëhstë interesnat sa i pëkret gatishmërisë së gjykatave për të punuar në ditë gushti në shërbim të tyre. Duket se nuk kane lekë për qytetarët, por kane ca lek sa për të nxjerr në punë gjykatësit.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.